ELBASAN, 8 Janar/ ATSH-Miranda Sadiku- Efektivat e Policisë kanë parandaluar mësdistën e kësaj së enjteje një vrasje, ndërsa është arrestuar në flagrancë autori.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se " falë një ndërhyrjeje të shpejtë të efektuvav etë Policisë u bë e mundur parandalimi i vrasjes së shtetasit A.P një punonjës i firmës " Doko" firmë e konraktuar nga OSHEE për të kryer punimet në nënstacionin elektrik Bradashesh.
Mësohet se mes autorit Qemal Qosja dhe punonjësit të firmës ka nisur një debat që sipas Policisë është për motive të dobëta, dhe më pas Qosja është larguar duke u rikthyer me një armë automatik me qëllim për të vrarë shtetasin A.P. Por fatmirësisht pas debateve mes dy personave dëshmitarë në vendin e ngjarjes kanë lajmëruar Policinë, dhe kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarje në momentin që Qosja ka nxjerrë nga makina armën dhe ka tentuar që ta drejtojë në drejtim të shtetasit A.P, kur edhe është arrestuar nga Policia, pikërisht shumë pranë nënstacionit elektrik në Bradashesh.
Ndërsa Policia nuk jep detaje rreth sherriy të bërë mes autorit dhe shtetasit A.P deklaron se kjo tentativë vrasje nuk ka në focus të saj detyrën që kryen shtetasi A.P, por është një sherr personal me tyre. Policia sekuestroi armën e zjarrit automatic dhe 20 fishekë ndërsa arrestoi në flagrancë autorin, i cili akuzohet për veprën penale " vrasje e mbetur në tentativë". Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për hetime të mëtejshme./a.g/












