Elbasan, policia plan masash për
ndeshjen Skënderbeu-Yong Boys

Elbasan, policia plan masash për<br />ndeshjen Skënderbeu-Yong Boys
Drejtoria e Policisë së Elbasanit  ka publikuar masat e marra për ndeshjen e Eufa Europa League, që do të luhet të enjten në “Elbasan Arena” mes Skënderbeut dhe Yong Boys.
 
Në njoftimi e publikuar nga policia thuhet se janë angazhuar strukturat për të garantuar mbarvajtjen e ndeshjes.
Gjithashtu policia njofton se për t’i shërbyer rendit dhe sigurisë gjatë ndeshjes do të bllokohen disa nga rrugët përgjatë stadiumit “Elbasan Arena”.
 
Të gjithë tifozët që do ndjekin ndeshjen nuk do të lejohen të mbajnë më vete në shkallët e stadiumit sende të forta, fishekzjarre dhe materiale të tjera që krijojnë situata të padëshirueshme në ndeshjen  mes Skënderbeut dhe skuadrës zviceriane.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit:
 
Masat e marra nga Policia e  Elbasanit për zhvillimin sa më  normal të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  “F.K.Skëndërbeu” Shqipëri  -  “BSC Young Boys” Zvicër
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative   në  drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa   më  normal para, gjatë dhe deri në përfundim  të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nëpërmjet ekipeve  përfaqësuese“F.K.Skëndërbeu” Shqipëri  -  “BSC Young Boys” Zvicër e cila do të  zhvillohet  më  datë  28.09.2017,  në  orën  21:00,  në Stadiumin  Elbasan  Arena.
 
Sa me sipër,  ju  bëjmë  me  dije se nuk do të lejohet parkimi i  mjeteve në  këto  akse  rrugore,  konkretisht:
 
Nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit.
 
Në orën 17:00 nuk do të lejohet qarkullimi dhe  parkimi i mjeteve  nga Kryqëzimi I Bulevardit “Qemal Stafa” me rrugën “Kamber Sejdini” deri tek “Kryqëzimi I tapetave”.
 
Lëvizja e mjeteve të ekipit vendas dhe të huaj do të jetë Tiranë – Tunel – Bradashesh – Lulet- Rrethrrotullimi i Postës – Rrethi I Bashkisë – Kryqëzimi I Bulevardit me rrugën “Kamber Sejdini” – Stadium dhe kthim.
 
Bëjmë me dije se hyrja e sportëdashësve do të  fillojë tre  orë para ndeshjes, me  qëllim shmangien e radhëve    të   gjata  në  hyrje  për  në  Stadium.
 
Lidhur me ndeshjen do të angazhohen   315  punonjës policie nga  Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisariatet dhe Stacionet policore vartëse të saj,  nga FNSH-ja dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë.
 
Nuk do te lejohet   marrja e femijëve të  mitur pa u pajisur me biletë
 
Të  gjithë  sportëdashesit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet,  të  jenë   të  pajisur  me biletë dhe me  kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete:
 
a) sende të forta,
 
b) shishe (të  cfarëdolloji)
 
c) fishekzjarre
 
d) monedha  apo  metale  (të  cfarëdolloji)
 
e) çelësa  të  ndryshëm
 
Në të kundert NUK do të lejohen   të  futen  në stadium.
 
Në   hyrje   të  stadiumit  do  të  kontrrollohen të  gjithë  sportëdashësit.
 
Të  gjitha  lokalet     që    ndodhen  përreth  Stadiumit,  deri   në  përfundim  të   ndeshjes     do   të  jenë  të  mbyllura.
 
Drejtoria Vendore e  Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të   minimizojnë  më  datë  28 Shtator 2017  lëvizjen e tyre me automjet   brënda  qytetit  të  Elbasanit, c’ka do të   sillte   një  ndihmesë  të  madhe  në  zhvillimin   sa  më  normal  të   këtij  aktiviteti.
 
Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin!
 
Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool