Në prangat e policisë kanë rënë Ëngjellushe Moglica, ish-sporteliste e Postës Elbasan dhe Angjelina Toska, ish-sporteliste e Postës së fshatit Shtërmen në Elbasan.
Sipas Postës Shqiptare, këto dy raste janë evidentuar nga vetë auditi i Postës Shqiptare dhe po nga Posta janë çuar për kallëzim penal.
Po ashtu theksohet se Ëngjëllushe Moglica, është larguar nga puna në Dhjetor të vitit 2013, pas konstatimit me shkelje nga auditi i Postës ndërsa Angjelina Toska është larguar nga puna në Mars 2014. Rezulton se ankesat e ardhura nga qytetarët për Moglicën kanë qenë 78 ndërsa për Tosken 210.
Nga ana e saj Posta Shqiptare thekson se është duke marrë në shqyrtim dhe po ndjek me vëmendje të gjitha rastet abuzive, për të mos toleruar asnjë abuzim të punonjësve duke marrë menjëherë masat më ekstreme për këdo që shpërdoron detyrën dhe dëmton qytetaret shqiptare.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)