ELBASAN - Tre persona të sigurisë private janë arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, të akuzuar se kanë vjedhur skrap në firmën “Kurum”, të cilën kishin detyrë për ta ruajtur.
Në pranga kanë rënë Sybi Senko 40 vjeç, Ndoc Permagjeta 52 vjeç dhe Baftjar Shehi 48 vjeç, me detyrë punonjës të një shoqërie private të ruajtjes fizike. Sipas policisë arrestimi i tyre ka ardhur për shkak se ata janë kapur në flagrancë duke vjedhur një sasi skrapi në kompaninë “Kurum”, për të cilën kishin detyrë ta ruanin.
Materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale të “Vjedhjes me anë të shpërdorimit të detyrës”.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com