ELBASAN - Një 60 vjeçar administrator i një firme private, është arrestuar në flagrancë nga policia për veprën penale të korrupsionit pasiv, duke u paraqitur si avokat dhe mashtruar qytetarët.

Në pranga ka rënë Bardhyl Ibra, banues në Elbasan, administrator i shoqërisë “ELGOKOTI”, pasi u kap në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar "Avokati" duke i marrë 150 mijë lekë shtetasit me iniciale L.K. për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek përmbaruesi gjyqësor privat Astrit Kaptelli. Sipas policisë, Ibra mashtronte qytetarët duke u paraqitur si avokat.

Gjithashtu edhe ndaj përmbaruesit gjyqësor privat Kaptellit, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë, për procedime të mëtejshme penale. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)