ELBASAN - Arrestohet një mjek, pasi në kohën kur ishte drejtori i ISKSH në qytetin e Gramshit, akuzohet se ka vjedhur aparaturën e analizave.

Burime nga Policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, mjeku Gentian Tafa me banim në Tiranë, ka vjedhur aparaturën e analizave të spitalit të Gramshit.

Ndërsa ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Endri Murati 30 vjeç, për bashkëpunim me mjekun. 

Murati është drejtor i Qendrës Shëndetësore në komunën Tunje, që në bashkëpunim me mjekun Gentian kanë përvetësuar dhe shfrytëzuar paisjet e qendrës shëndetësore. 

Gjatë arrestimit të Tafës, është sekuestruar edhe aparatura e analizave e cila i është gjetur në banesë. Sipas policisë, Tafa shërbente si mjek në fshatin Grekan të komunës Kajan të Elbasanit.

Prokuroria e Elbasanit ka filluar hetimet për mjekun Gentian Tafa.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)