ELBASAN - Orët e vona të mbrëmjes së të hënës policia e Elbasanit ka arrestuar Sokol Sanxhaktarin, icili është edhe dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini.

Nga burime jozyrtare pranë policisë SË Elbasanit Shqiptarja.com mëson se Sanxhaktari është prangosur pasi gjatë kontrollit në në makinën e tij nga një patrullë policie në qendër të qytetit i është gjetur një armë zjarri pistoletë pa leje. 

Drejtoria e policisë Elbasan ende nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për këtë rast.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)