ELBASAN, 28 Nëntor/ ATSH- Miranda Sadiku -Edhe në qytetin e Elbasanit janë zhvilluar ceremoni festive në kuadër të 28 Nëntorit, shpalljes së Pavarësisë.
Dega rajonale e PD së bashku me deputetë të djathtë kanë organizuar një ceremoni të veçantë për të përkujtuar 102 vjetorin e shpalljes së pavarësisë se Shqipërise. Ata kanë zhvilluar homazhe në bustin e patriotit " Aqif Pashë Elbasani", si edhe në memorialin kushtuar ish të përndjekurve. Kreu i degës së PD Aurel BBylykbashi dhe deputeti Ardjan Turku akuzuan Bashkinë dhe Prefekturën e Elbasanit se nuk i kaneëftuar në ceremonitë zyrtarë.
" Jam deputeti i PD në Elbasan dhe nuk kam marrë asnjë ftesë nga Prefektura dhe Bashkia për festën e pavarësisë, por edhe për çlirimin e Elbasanit", tha për mediat deputeti Ardjan Turku.
Ndërkohë gjatë ceremonive zyrtare përkujtuan 102 vjetorin e pavarësisë pranë memorialit të patriotit Aqif Pasha pushtetarët vendorë, deputetë të PS e LSI dhe Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto. I pyetur nga mediat në lidhje me ceremonitë e ndara kreu i bashkisë Qazim Sejdini përgënjeshtroi deklaratat e PD, madje ai tha se e djathta synon të përçajë qytetin.








