I arrestuari është Albi Bashaliu, 28 vjeç, banues në fshatin Gjocaj. Fatmirësisht si pasojë e të shtënave as V.SH dhe A.B nuk janë dëmtuar.
Policia sekuestroi në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, 18 gëzhoja armë zjarri model 56 të kalibrit 7.62mm, 1 fishekë i pa plasur model 56 të kalibrit 7.62mm si dhe automjetin tip Volksëagen me targa AA 226 ES në pronësi të A.B, 38 vjeç, banues në Peqin
Policia vazhdon punën për gjetjen e armës së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com