Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri në fshatin Gur i Zi të Elbasanit.
Viktima është Gazment Sllami, i cili është qëlluar nga persona të paidentifikuar vetëm 200 metra larg banesës së tij.
Mësohet se i riu është qëlluar me një armë gjahu e cila i ka shkaktuar plagë të rënda në trup. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se 19-vjeçari është transportuar menjëherë në drejtim të Spitalit të Elbasanit, por ka mbërritur pa shenja jete.
[gallery]19873[/gallery]
Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Forca të shumta policie po krehin zonën për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, ndërsa është bërë shoqërimi i 15 personave për t'u marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.
Nga ana tjetër, Gazment Sllami nuk njihej si person me precedent penal.
Fshati Guri i Zi ndodhet rreth 30 km larg qytetit të Elbasanit, çka ka bërë që të riut t'i jepet me vonesë ndihma e parë mjekësore. Ndërkohë, mësohet se edhe policia ka mbërritur me vonesë në vendin e ngjarjes, për shkak të distancës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO