ELBASAN, 11 Tetor / ATSH-Miranda Sadiku- Këshilli Bashkiak i Elbasanit i ka akorduar titullin "Qytetar Nderi" shkollës Jeronim De Rada në 50 vjetorin e maturës së parë, 1964-1968.
Titulli mbante motivacionin "Për përçimin e vlerave të qytetarisë në vend e më gjerë".Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini tha se " ky titull do t'i përkasë muzeut të kësaj shkolle, për t'u përkujtuar ndër vite ky brez nxënësish që më pas rezultoi një brez i ndritur intelektualësh".
Është emocionuese, tha Sejdini, të takosh elitën e shoqërisë, të cilët mblidhen për të përkujtuar historinë e nisjes së rrugëtimit të tyre së bashku". Ish maturantët figura të njohur të qytetit të Elbasanit në profesione të ndryshme të larta mes tyre edhe vetë kreu i bashkisë Qazim Sejdini i cili sot drejton një nga institucionet më të rëndësishme në qytet, e kanë vlerësuar  këtë takim por edhe këtë çmim që i është dhënë me vendimin e Këshillit Bashkiak, ata shprehen të kënaqur dhe urojnë që siç ishte brezi i tyre maturant, kështu të jenë edhe brezat e rinj, me vizon për një të ardhme të mirë, si dhe për ti ardhur në ndihmë qytetit të tyre me dijet që do të marrin duke studiuar në shkollat e ndryshme të qytetit.
Ka përshëndetur "Maturën 1964-1968? drejtori i parë i shkollës "Jeronim De Rada", Enver Delimeta.
I emocionuar ai kujtoi vitet e krijimit të kësaj shkolle, me rastin e 150 vjetorit të lindjes së De Radës.
Sot tha ai " është një vit jubile për këtë maturë të shkëlqyer, por edhe me rastin e 200 vjetorit të lindjes së Jeronim De Radës".
Delimeta tha se rruga e këtij brezi mature ka qenë e vështirë, por edhe e shndritshme".
Çertifikata e këtij titulli do tëvendoset në muzeun e kësaj shkolle nga stafi i mësuesve të cilët e kanë falenderuar këtë vlerësim që i bëhet kësaj shkolle dikur e mesme sot 9- vjeçare./a.g/