ELBASAN - E ndërsa në qytetin e Peqinit, banorët kanë protestuar për masat e marra nga qeveria për pagesën e faturave të energjisë elektrike, në qytetin e Elbasanit qytetarët zënë radhë në sportelet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të përfituar nga falja me 80% e kamatës, nëse shlyhet i gjithë debiti brenda datës 1 mars.
Situata në sportelet e OSHEE në Elbasan duket normale, pasi për ruajtjen e qetësisë janë vënë në dispozicion dy punonjës police, ndërsa në sportelet e OSHEE punohet me orë të zgjatura për t`u krijuar mundësi qytetarëve që të paguajnë faturat e prapambetura.
Por ndonëse janë krijuar këto lehtësira, sërish qytetarët shprehen se edhe pse është pozitive falja e kamatës në masën 80%, sërish po sakrifikojnë duke marrë borxhe për të shlyer faturat e prapambetura të energjisë.
Sakaq burime nga OSHEE në Elbasan thonë se çdo ditë paraqiten dhjetëra qytetarë të cilët lidhin aktmarrëveshje me Operatorin e Shpërndarjes për pagesën me këste të faturave të prapambetura të energjisë elektrike. Në Elbasan numërohen mbi 80 mijë abonentë dhe likuidim në masën 97%.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO