Elbasan, RENEA vë në pranga
të kërkuarin për vrasje në Itali

ELBASAN - RENEA dhe efektivët e Policisë së Elbasanit kanë vënë në pranga një person të dënuar për vrasje në Itali, ndërsa ishte i kërkuar ndërkombëtar.

Burime zyrtare nga Policia e Elbasanit, kanë bërë të ditur se, pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar edhe operacioni për arrestimin e Danjel Sallufit, 33 vjeç.

Ky i fundit është i dënuar me 21 vite burg në Itali, përi akuzohet për vrasjen e një personi tjetër. Arrestimi i 33-vjeçarit është bërë në banesën e tij në Peqin.

Sipas policisë, gjatë arrestimit Sallufit i është gjetur edhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje.

Daniel Sallufi akuzohet për vrasjen e Benard Kozaria në Itali në 12 tetor të vitit 2007. I arrestuari ka qenë një nga pesë personat e akuzuar për këtë krim, ndërsa 4 personat e tjerë janë vënë në pranga në Itali.

Shkak për këtë vrasje ka qenë prishja e pazareve të drogës mes viktimës dhe të dënuarve.

 danjel sallufi me logo
(Në foto: I arrestuari, Danjel Sallufi)

Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet