Qeveria është akomoduar në një kompleks turistik në periferi të Elbasanit, për të zhvilluar mbledhjen dy ditore, një praktikë kjo e përmuajshme.
Në mbledhjen e ditës së parë kryeministri Edi Rama komunikoi vendimet e marra kryefjalë e të cilave mbeten investimet në infrasturkturë. Premtimi i kreut të qeverisë ishte se autostrada Tiranë-Elbasan do përfundojë brenda këtij viti. Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen në kompleksin ku është akomoduar qeveria është një foto e "peshqve" të kabinetit qeveritar të cilën e ka siguruar Shqiptarja.com, ndërsa kryeministri është konceptuar si njeriu me çengel i cili i 'kap' dhe i kontrollon.

(Montazhi pikant i kompleksit për "peshqit" e qeverisë)
Të gjithë ministrat janë kthyer në "peshq". Nuk është e qartë nëse është një shaka e pritësit të qeverisë, Gjergj Luca, apo me lejen e vetë kabinetit, veçanërisht kryeministrit Edi Rama. "Peshqit e mëdhenj" është metafora e përdorur fillimisht nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, kur u shpreh se do prangoseshin gjatë muajit janar, duke nënkuptuar njerëz të botës së krimit dhe të korruptuar.
Dhe pikërisht kjo metaforë është shndërruar në batutë dhe humor në rrjetet sociale e më gjerë e do jetë e tillë të paktën derisa një "peshk i madh" të bjerë në rrjetën e ligjit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com