/ATSH-Miranda Sadiku/.- Të paktën 10 mijë vende pune ka premtuar kryetari i Bashkise Qazim Sejdini dhe kandidati për bashkinë e Elbasanit të Ri në takimin gra, vajza dhe profesioniste te rajonit nr. 2 të qytetit të  Elbasanit. I vetëdijshëm se ky është një vendim i vështirë për t'u deklaruar, ai ka shpjeguar disa pika te planit te tij te veprimit lidhur me punësimin.

"Unë nuk do të jem vetëm kreu i bashkisë së punëve komunale, unë nuk do të largohem nga karriera politike nëqoftëse nuk arrijnë një periudhë  4 vjeçare të kem futur 10 mijë veta në punë. Në mandatet e mëparshme nuk e kam premtuar këtë sepse nuk kisha mundësi.Tani jam i bindur, pasi do të thith më shumë programe nga qeveria dhe këtë ia kam kërkuar ministrit aktual Blendi Klosi, i cili do të vijë në Elbasan dhe t'i tregojë elbasanasve  se si do të jenë programet e punësimit  dhe çfarë do të përfitojë Elbasani", tha Sejdini.
Ai u ndal dhe tek ish zona e Kombinatit Metalurgjik që me bashkinë e re Elbasani bëhet edhe me një pronë të madhe. " Kemi fushën e Kombinatit Metalurgjik, të cilën do ta kthejmë në zonë industriale, por që për të arritur këtë duhet lobim, duhet insistim, kërkese, avokati, dhe kete mendoj qe e bejme me mire se kushdo tjeter.  Sipas Sejdinit, këto ditë fillon ndërtimi i impianteve të fuqishme të një uzine ferro-kromi, një rafineri nafte, po ashtu nis punën një ndërmarrje fasonesh me 250 gra në rrobaqepsi.  Ai citoi se shpejt fillon punën një ndërmarrje për pastrimin e peshkut me 300 gra të punësuara, sikundër ka nisur studimi i impiantit të djegies së plehrave i cili prodhon 11 mega avull në orë dhe kërkon 20 hektarë tokë për të bërë sera të tipit izraelit.

Trekëndëshi Tiranë -Durrës- Elbasan do të jetë më funksional se kurrë dhe Elbasani do jetë zona industriale që do të punësojë njerëz dhe që do të rregullojë jetën e qytetarëve të Elbasanit . Të jeni të sigurtë, se Elbasani do të jetë krejt ndryshe", ka premtuar Sejdini në këtë takim.