ELBASAN, 23  Dhjetor /ATSH-Miranda Sadiku /- Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini uroi sot për festat e fundvitit nga Kopshti nr.9 në këtë qytet.
Jo pa qëllim, ishte zgjedhur ky kopësht, nga ku kryetari i Bashkise vuri në dukje investimet e kryera për mirëqenien e fëmijëve.
Përveç vendosjes se kamerave të sigurisë të cilat janë të instaluara në çdo kopësht dhe çerdhe të qytetit, në këtë kopësht së fundmi janë vendosur edhe panelet diellore për të siguruar ujë të ngrohtë pa ndërprerje dhe për të kursyer energji
. Bashkia e Elbasanit synon që një investim të tillë ta zgjerojë në të gjitha kopshtet dhe çerdhet e qytetit.  Sejdini u tha fëmijëve se çdo çerdhe dhe kopësht të qytetit do ta bëjë më të bukur ashtu siç e meritojnë fëmijët.
Por kryetari i bashkisë nuk la pa përmendur edhe vendimin më të rëndësishëm të Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e landfillit në Elbasan.
Ai tha se tashmë qyteti jonë nuk do të ketë më ajër të ndotur dhe fëmijët do të rriten të shëndetshëm. Në fund të vizitës së tij në Kopshtin nr.9, Sejdini uroi fëmijët dhe familjet e tyre për një vit plot shëndet dhe lumturi.