ELBASAN-Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka hedhur poshtë ditën e sotme lajmet në disa portale ku shkruhej se ai qarkullonte në qytet nën masa të larta sigurie.
“Nisur nga disa informacione që po qarkullojnë në mediat online, kryetari i Bashkisë së Elbasanit, z.Qazim Sejdini, për të qetësuar opionin publik, por edhe për shkak të transparencës njofton se:
Nuk ka asgjë të vërtetë në lajmet e përhapura për masa të shtuara të sigurisë ndaj kryetarit të bashkisë së Elbasanit”.
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini shprehet se vazhdon aktivitetin e tij të përditshëm në përkujdesje për qytetin, punët e bashkisë dhe problemet e komunitetit.
Lidhur me informacionet në media, Sejdini tha se këto lajme kanë qëllim deziformimin e opinionit publik dhe se janë tendencioze dhe të pabazuara.
Ai shton më teju se, zyra e shtypit e Bashkisë së Elbasanit, dhe pranë kryetarit Qazim Sejdini, ka qenë e hapur si për gazetarët lokalë ashtu edhe ata të mediave kombëtare.
“Qyteti i Elbasanit, si një ndër qytetet kryesore në vend, është duke vijuar transformimin rrënjësor, nisur nga projektet e shumta dhe mbështetja e qeverisë. Janë projekte madhore me impakt të madh social, ku është fokusuar jo vetëm kryetari i Bashkisë, por edhe komuniteti I qytetit të Elbasanit dhe rrethinave.
Ftojmë gazetarët, për cdo informacion, të drejtohen pranë organeve kompetente, për të shmangur dezinformimin. Dhe ketu e kemi fjalën jo vetëm për bashkinë e Elbasanit, por edhe për Policinë e Shtetit apo institucione të tjera të interesuara”, tha Sejdini.
Disa portale shkruan sot kryetari i Bashkisë së Elbasanit lëviz në qytet nën masa të larta sigurie pasi kërcënohet nga një grup i fuqishëm kriminal që vepron në qytet.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com