ELBASAN - Sekuestrohen 110 kg eksploziv e llojit amon në Elbasan, si dhe 650 kapsolla detonatorë elektrike.

Nëpërmjet operacionit “Rruga e fundit”, policia pas sekuestrimit arrestoi edhe poseduesit e sasisë së sekuestruar.

Ata janë: Jetmir Rrumbullaku, Afrim Doda, Roland Doda dhe Aleks Milloshi, të tre banues në Tiranë.

Afrim Doda ka qenë i dënuar më parë edhe për vrasje.

Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)