ELBASAN - Forcat e policisë së Elbasan kanë arrestuar në orët e vona të ditës së djeshme, 43-vjeçarin Dorian Lleshi, me banim në lagjen “Haxhias” të qytetit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se arrestimi i tij u bë në lagjen “Haxhias” në ambjentet e një internet-kafe.
 
Policia, gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, i ka gjetur dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 500 doza lëndë narkotike e llojit kanabis sativa. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës material, nje armë zjarri tip automatik kallashnikov, 7 krehëra me fishekë si dhe 500 copë fishekë automatiku.
 
Policia po punon për dokumentimin e plotë të veprës penale, ndërsa materialet në ngarkim të 43 vjeçarit i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)