3 kilogram tritol janë sekuestruar nga Policia e Elbasanit, si dhe një sasi kapsollash dhe skelet arme e llojit Kallashnikov, ndërsa mësohet se është arrestuar në flagrancë poseiduesi i tyre.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se "është finalizuar operacioni i koduar " Shijoni" duke arrestuar 44-vjecarin Petrit Gjika, me banim në fshatin Shijon. Gjatë një kontrolli të imtësishëm organizuar në banesën e tij, Policia sekuestroi 3 kilogram tritol, 36 kapsolla, 350 fishekë si dhe një skelet kallashinkovi. Mësohet se armët e sipërpërmendura 44- vjecari po tentonte t'i shiste për qëllinm përfitimi.
Policia vazhdon hetimet për të zbuluar edhe bashkëpunëtorë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari. 44- vjecari akuzohet për veprat penale "Trafikim i armëve dhe municioneve" si dhe "Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake".
I pyetur nga ekspertë të sektorit të trafiqeve rreth municioneve ai ka pohuar se tritolin e dispononte që nga viti 1997 ashtu sikundër edhe municionet e tjera dhe ishte hera e parë që tentonte t'i tregtonte, por që nuk kishte pasur mundësi pasi u zbulua dhe arrestua nga Policia. /atsh/
/Shqiptarja.com