ELBASAN- Strukturat e kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Elbasanit kanë të mundur sekuestrimin e një arsenali armësh, dhe arrestimin e poseduesve të tyre. Gjatë realizimit të operacionit të kontrollit në banesën e shtetasve Gert Pashja dhe Artil Met’hasani janë gjetur disa armë dhe arka me fishekë.

Në banesën e Gert Pashja, policia ka gjetur 3 arka me fisheke dhe 41 kapsolla detonatore.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasti Artil Met’hasani nga policia e Elbasanit u gjet një automatik kallashnikov, 2 pushkë, 7 krëhëra me fishekë, 500 fishekë model 56, 220 fishekë pistolete, 1 metalkërkues dhe 1 laptop.

Policia e Elbasanit arrestoi dy shtetasit të cilët tashmë përballen me veprën penale të “Trafikimit të armëve”, ndërsa materialet iu kaluar prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)