Fshati Kozan në Njësinë Administrative Bradashesh në Elbasan është i bllokuar.
 
Shkak është bërë shembja e urës që i lidh me rrugën nacionale Tiranë- Elbasan.
 
150 banorë të fshatit, përfshirë edhe nxënësit kanë kaluar sot në këmbë përmes përroit për të shkuar në shkollë.
 
Ura u shemb pas reshjeve të pak ditëve më parë, ndërsa banorët kërkojnë që të ndërhyhet për të zgjidhur problemin, pasi me rikthimin e shirave bëhet i pa mundur kalimi edhe në këmbë përmes përroit dhe do të mbeten të izoluar. 

[gallery]19775[/gallery]

d.b/shqiptarja.com