Elbasan- Një grua është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur e plagosur, mesditën e kësaj të hëne në lagjen "5 maji" të qytetit të Elbasanit. 

Mësohet se plagosja ka ndodhur gjatë një sherri midis dy personave. Një prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të tjetrit, por plumbat kanë kanë kapur D.D, 68 vjeç, e cila po kalonte aty pranë dhe ka marrë një plumb në krah rastësisht. 

E moshuara është transportuar menjëherë në drejtim të spitalit të Elbasanit. 

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur se gruaja e plagosur është jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërsa dy personat e përfshirë në konflikt janë larguar menjëherë në drejtim të paditur. 

Grupi hetimor i ngritur pranë Policisë së Elbasanit po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes dhe të personit tjetër të përfshirë në konflikt. 

[gallery]20719[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com