ELBASAN- Një 18-vjeçari ri ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Elbasan nga një bashkëmoshatar i tij pas një grindje për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur pranë Parkut “Rinia”, ndërsa autor i ngjarjes është Xh. Rusta.
 
Orges Çota është plagosur në këmbë, dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka gjetur një gëzhojë, ndërsa është vënë në kërkim të autorit të plagosjes.

plagosja ne elbasan


plagosja ne elbasan

(Në foto: Vendi ku ka ndodhur plagosja)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)