Elbasan/ Shisnin me doza heroine e kokaine afër shkollave në 2 lagjeve, 4 të arrestuar

Elbasan- Katër shtetas u kapën në flagrancë me doza heroine dhe kokaine, në 2 lagje të qytetit të Elbasanit. Policia informon se 3 prej të arrestuarve ishin me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pasi e siguronin lëndën narkotike, e ndanin në doza, të cilat i shitnin në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme të qytetit të Elbasanit” informoi sot policia e Elbasanit.

Në lagjen “Skenderbej”, shërbimet e Forcës Operacionale konstatuan tre banues në Elbasan, Ervis Kuka, Embrah Peqini, Mariglen Beti të cilëve gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në ambientin ku ata po qëndronin, iu gjetën doza të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë.  Gjithashtu, po për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë një 33 vjeçar pasi dyshohet i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.      

Në lagjen “Partizani”, gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e një 36 vjeçari, Gentian Tartari “Shqiponjat” gjetën doza të lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.     

Arrestimi i tyre u krye në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2". Rezulton se  Ervis Kuka, Embrah Peqini dhe  Gentian Tartari të kenë precedentë penalë dhe në vjedhje

Dozat e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë dhe 1 automjet që dyshohej se përdorej për këtë veprimtari kriminale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:35
‘Tempulli 2’/ Iu gjetën bimë kanabisi në banesë, pranga 56-vjeçarit në Tropojë

1700215801_arrestimtempulli.jpg

Një 56-vjeçar ka rënë në pranga në kuadër të operacionit "Tempulli 2" në Tropojë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin M. C., 56 vjeç, banues në fshatin Zherkë.

Nga kontrolli në banesën e tij, u gjetën disa bimë narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, të cilat u sekuestruan nga shërbimet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ora 09:55
‘Tempulli2’/ Shpërndanin drogë në dozë në qendër të Fierit, 4 të arrestuar

 

FIER- Katër persona janë vënë në pranga të policisë në Fier në kuadër të operacionit Tempullit2.

Si rezultat, në lagjen "Apollonia", u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Mirel Saliaj, 33 vjeç, Enri Zadrima, 39 vjeç, Fadil Shehu 34 vjeç, dhe Miklodjan Çuko, 41 vjeç, të katërt banues në Fier .

Gjatë kontrollit personal dhe më pas në banesat e tyre, policia gjeti dhjetëra doza me lëndë narkotike kanabis dhe kokainë gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe pasi e ndanin në doza, i shitnin ato në qendër të qytetit, në afërsi të lumit Gjanica.

Lënda narkotike, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan/ Kamioni përplaset me makinën, 2 të plagosur