ELBASAN - Pesë subjekteve farmaceutike në qarkun e Elbasanit u është hequr kontrata me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetesor, pasi inspektorët e kësaj Drejtorie Rajonale kanë konstatuar vlera në pluse të pajustifikuara. 5 farmacitë kanë kryer shkelje me rimbursimet e ilaçeve duke marrë më shumë para qytetarëve, duke shkelur edhe kontratën me ISKSH-në.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor, Everest Hoxha inspektimet do të vijojnë për të minimizuar çdo shkelje.
“Veç kontrollit tonë, farmacitë ushtrohen me një kontroll rigoroz edhe nga auditi i Drejtorisë së ISKSH-së Tiranës që është kontroll i pavarur dhe merr masat e veta dhe ndihmon shumë në stabilizimin e punës. Edhe në të ardhmen do vazhdojmë punën me ritme edhe më të mira.
Ndër të tjera, Hoxha i bën apel çdo farmacisti që të ndjekë pikat e kontratës dhe t’i zbatojë ato në mënyrë rigorize, pasi për çdo shkelje do të ketë penalizime dhe gjoba.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com