ELBASAN - Ndërkohë që diskutohet për rritjen e cilësisë së mësimdhënies vetëm 500 metra nga shkolla e mesme e përgjithshme në Papërr ndodhet një shkollë me klasa kolektive.

Fëmijët e kësaj shkolle jo vetëm që mësojnë bashkë por e zhvillojnë mësimin në ambiente jo të përshtatëshme. Edhe pse punonjësit e komunës dhe mësuesit janë munduar ti përmirësojnë duke i lyer e riparuar sëish nyjet higjenike janë jasht kushteve dhe klasat transmetojnë lagështirë. Shkolla gjithashtu nuk ka një rrethim dhe xhamat janë të parat që thyen. 

Fëmijët që mësojnë bashkë nga klasa e parë deri në të pestën kanë nisur si të gjithë nxënësit mësimin në këto ambjente. Banorët thonë se ato janë të pa përshtatëshme por do të duhet ti dërgojnë fëmijët në shkollën e Paprrit apo në Cërrik me mjete të transportit publik që nuk ekzistojnë. Ata nuk janë dakord që mësimi të vazhdojë në klasa kolektive. 

Janë tre klasa dhe fëmijët e kopshtit që zhvillojnë mësim në këto ambiente. Në fakt klasat kolektive lejohen vetëm në zona të thella malore ku nxënësit e kanë të pamundur të arrijnë në shkollën kryesore por në Valas duket absurde se si jo më shumë se 500 metra larg shkollës së Paprrit zhvillohet mësim në tre klasa kolektive.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)