ELBASAN- Shirat e ditëve të fundit e kanë rënduar së tepërmi situatën në lumin Shkumbin i cili në ditën e fundit ka dalur nga shtrati dhe ka përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Problematike paraqitet situata në shumë komuna si Shirgjan, Bujqëz dhe nëse shirat vazhdojnë me këtë ritëm rrezikohet edhe lagja Jagodinë ku tashmë notojnë një pjesë e mirë e shtëpive nën ujërat e lumit Shkumbin.

Kryetari i komunës Shirgjan Mustafa Shehu jep alamin se duhen ndërtuar menjëherë argjinaturat mbrojtëse si digat dhe pritat, për të ulur vrullin frikshëm të lumit Shkumbin i cili në dimër përmbyt një pjesë të mirë të tokave bujqësore.

Më tej z.Shehu shton se, “deri tani nuk është marrë asnjë masë paraprake për ndërtimin e pritave dhe digave”. Deri tani janë përmbytur 6 ha tokë në lagjen Jagodinë e cila është edhe më e rrezikuara nga dalja e Shkumbinit nga shtrati sepse shtëpitë e ndërtuata mbas viteve 1990 nuk kanë respektuar planin urbanistik të largësisë nga lumi Shkumbin”.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)