ELBASAN- Rreth 120 drejtues automjetesh të shërbimit furgonë 8+1 në Elbasan kanë protestuar kundër konkurrencës së pandershme. Ata kanë protestuar përballë prefekturës së Elbasanit, ku kanë bërë thirrje për eliminimin e konkurrencës së pandershme nga mjete të tjera që operojnë të palicencuara, pasi kjo situatë po i çon ata drejtë falimentit.

Shoferët e furgonave 8+1 kërcënuan se do të përshkallëzojnë protestat duke bllokuar edhe akset nacionale Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Librazhd nëse nuk merren masa për zgjidhjen e kërkesave të tyre.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)