ELBASAN-Policia e Elbasanit ka arrestuar një person, pasi ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ku për pasojë ka shkaktuar një aksident.  I arrestuari është Lulëzim Kasa, 43 vjeç, banues në Belsh.
 
Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “KIA” me targa AA 052 BF, në aksin rrugor Cërrik – Belsh në gjëndje të dehur, është përplasur me mjetin tip një mjet veturë me targa AA 825 FZ drejtuar nga K.B, 21 vjeçe banuese në Belsh.
 
Si pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit me targa AA 052 BF, si dhe personat B.T, 22 vjeçe dhe A.B, 18 vjeçe të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 825 FZ.
 
Të tre personat janë dërguar në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në gjëndje të dehur”.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com