ELBASAN - Një grup trafikantësh të lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe heroinë është shkatërruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku si rezultat në prangat e policisë kanë rënë 5 persona ndërsa është shpallur në kërkim edhe një tjetër.
Në kuadër të finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Vahdimi” janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, Storado Sadushi, 20 vjeç, lindur e banues në Elbasan, Manushaqe Sadushi, 65 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, Rudina Sadushi, 43 vjeç, lindur e banuese në Elbasan, Erind Miraka, 23 vjeç, lindur e banues në Gramsh, Andi Braçja, 20 vjeç, lindur e banues në fshatin Tunje të rrethit Gramsh.
Ndërkohë është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale S. S, si dhe ka filluar procedimi penal për Ervin Bashën, 32 vjeç, lindur e banues në Gramsh, i cilì është duke vuajtur dënimin për veprën penale "Trafik armësh e municiomesh" në burgun e Peqinit prej 8 vjetësh. Sipas policisë, 32 vjeçari Basha në bashkëpunim me personat e sipërpërmendur bënin shpërndarje të lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis sativa, në qytetet Gramsh dhe Elbasan.
Sipas policisë, gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1kg e 800 gr heroinë, 380 gr kokainë, 3 gr kanabis sativa, 20 gr fara kanabis sativa, 670 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, 400 euro, 7 aparate telefonash celularë, dy peshore elektronike të cilat përdoreshin për peshimin e lëndës narkotike.
Materialet në ngarkim ndaj tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale "Prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike" e kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO