ATSH-Miranda Sadiku/ - Shtabi i Emergjencave Civile, i mbledhur sot në Elbasan, nuk ka evidentuar asnjë problem përsa i përket bllokimit të akseve nacionale dhe atyre rurale në këto ditë me ngrica dhe dëborë në zonat malore.
Gjatë kësaj mbledhjeje prefekti i qarkut të Elbasanit, Arben Kamami ka deklaruar se, "që nga fillimi i këtij viti nuk janë evidentuar problematika të theksuara për shkak të motit të keq".
Nën cilësinë edhe të kreut të emergjencave civile, Prefekti Arben Kamami, u shpreh ndër të tjera se, "akset nacionale janë të hapura, në disa vende të kalueshme me zinxhirë, po ashtu, edhe rrugët rurale përgjithësisht janë të hapura", duke theksuar se, "disa problematika janë vënë re në furnizimin me energji elektrike".
Në këtë mbledhje u bë me dije edhe prania e 300 specialistëve të OSHEE, jo vetëm nga Elbasani, por edhe rrethe të tjera, të cilët po punojnë për rregullimin e transformatorëve të djegur si pasojë e motit të keq.
Kamami shtoi se, "deri në orët e vona të së martës pjesa më e madhe e fshatrave, të cilat janë pa energji do t'u kthehet energjia elektrike'.
Ndërsa i ka kërkuar Drejtorit të Policisë që të merren masa për qarkullimin e mjeteve me zinxhirë në zonat malore për shkak të ngricave në rrugë, Kamami gjithashtu tha se, "furnizimi me medikamente dhe ushqime i zonave ku shfaqen problematika është i siguruar".
Kamami gjithashtu kërkoi nga të gjitha drejtoritë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo emergjencë të mundshme.
/Shqiptarja.com