ELBASAN - Ndryshimi i temperaturave ka rritur ndjeshëm numrin e të prekurve nga virozat aspiratore dhe alergjike në Elbasan. Shefi i pediatrisë në spitalit e qytetit, Edmond Laho thotë se numri i vizitave varion nga 40-50 persona në ditë.

Në të shumtën e rasteve dominojnë më shumë të prekurit nga virozat aspiratore, të cilat i shfaqin këto simptoma me anë të kollës dhe rrufës.

Mjekët rekomandojnë vizita më të shpeshta tek mjeku dhe kapjen në kohë të çdo lloj viroze.

Ndryshimi i kushteve atmosferike krijon terren të përshtatshëm që këto viroza të behën patogjene për organizmin e njerëzve.

(Gre.M/Shqiptarja.com)