Kandidatët e PAD dhe PSD në Qarkun e Elbasanit terhiqen nga gara dhe mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Kanë qenë dy kryesuesit e listave të kandidatëve, Arben Hoxha i aleancistëve dhe Taulant Sinani i socialdemokratëve, të cilët kanë njoftuar tërheqjen nga gara.

Vendimi është marrë pas një takimi të zhvilluar këtë të premte në selinë e PS Elbasan, ndërsa i kanë bërë thirrje votuesve të tyre të bashkohen dhe të mbështesin Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com