Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë të shtunë në aksin rrugor Elbasan Xibrakë.

Policia e Elbasanit bën me dije se ka patur një konflikt mes disa personave

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Njëri nga personat që është përfshirë në konflikt,  është personi me inicialet  S.M, aktualisht është i shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes grupi hetimor në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:Dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com