ELBASAN, 8 Dhjetor /ATSH-Miranda Sadiku / - Hetimi Tatimor ka bllokuar në qytetin e Elbasanit 28 mijë litra vaj ushqimor, i cili po transportohej me një trajler  të kompanisë "Bomira shpk".
Burime nga kjo drejtori bëjnë të ditur se "vaji ushqimor u bllokua  gjatë kontrollit nga ana e tatimorëve, të cilët konstatuan se në trajler ndodhej sasia e sipërpërmendur por që nuk ishte e shoqëruar nga asnjë faturë tatimore". Mësohet se sasia e vajit pa faturën e tatimit kishte një vlerë prej 4 milion lekë dhe kishte si destinacion shpërmdarjen nëpër pikat e shumicës në rrethin e Elbasanit. Në kushte të tilla, në bashkëpunim edhe me Policinë, është konfiskuar  trajleri me targë AA 475 IB në pronësi të kompanisë "Bomira shpk" si edhe është bllokuar ngarkesa prej 28 mijë litra vaj ushqimor.
Prej 72 orësh trajleri është i stacionuar para hyrjes së degës së Tatim- Taksave të Elbasanit dhe destinacioni përfundimtar do të jenë magazinat e Rezervave  të Shtetit në Mengël të Elbasanit. /a.ke/