Pavarësisht motit të ftohtë që ka pushtuar vendit, kjo gjë nuk i ka ndaluar Forcat e Armatosura që të vazhdojnë punimet për ndërtimin e një ure në Papër të qytetit të Elbasanit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli shkruan se kanë premtuar që kjo urë do të përfundojë brenda kësaj jave, dhe sipas saj ky premtin do të mbahet.
“Kemi premtuar se ura që i shërben 4 fshatrave të kësaj zone përfundon brenda kësaj jave. Dhe kështu do të jetë!”, shkruan ministrja Kodheli.
 
Gjithashtu Kodheli ka vënë në dukje edhe kushtet e vështira në të cilën po punojnë Forcat e Armatosura të Shqipërisë, ku pavarësisht temperaturave që shkojnë deri në -5 gradë celsius, punimet nuk janë ndërprerë për të mbajtur premtimin e dhënë.

"Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës në diell, shi, erë, borë.Në Papër të Elbasanit FA po punojnë në -5 gradë për të mbajtur premtimin", shprehet Kodheli. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)