TIRANE- Një tentativë grabitje u regjistrua mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Elbasanit. Sipas policisë grabitësit me maska janë afruar pranë një pike të këmbimit valutor me një mjet tip golf 3 dhe kanë kërkuar mënjëherë lekët arkëtares. Kjo e fundit e trembur ka shtypur sistemin e alarmit dhe grabitësit janë larguar menjëherë duke mos e realizuar grabitjen.
Policia ka marrë në pyetje pronarin e kësaj pike të këmbimit valuator si dhe punonjësen e tij për të bërë të mundur identifikimin e autorëve. Sipas policisë ky grup grabitësish nuk kanë qenë të mirëorganizuar dhe dyshohet se janë të rinj, që mund të kenë qënë nën efektin e alkoolit.
Kjo pikë këmbimi valutor ndodhet në qendër të qytetit dhe është në pronësi të Kastriot Baku-t i cili u shpre se, “cdo gjë që kam brënda në exchange e kam të siguruar tek kompanitë e sigurimeve dhe nuk shqetësohem shumë për sa i përket kësaj pike por më vjen më tepër keq për tronditjen psikologjike të punojëses së arkës”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com