ELBASAN-Një makinë është djegur gjatë natës, ndërsa ngjarja është e qëllimshme sipas të dhënave të para nga grupi hetimor. Makina e djegur është tip "Renault" me targa AA 841 CK në pronësi të Aleksandër Ymerajt banues në lagjen ‘Partizani’.
Autor/ët fillimisht kanë thyer xhamin me mjete të fortë dhe më pas i kanë vendosur flakën makinës duke e djegur pjesërisht.
Në momentin e vendosjes së zjarrit makina ka qenë e parkuar në rrugë pranë shtëpisë së Ymerajt. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Komento