TIRANË – Rruga Tiranë-Elbasan e nisur që nga qeveria Berisha vijon të mbetet një kantier i hapur pasi përveç tunelit nuk ka përfunduar asnjë pjesë tjetër e kësaj rruge. Për këtë ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto bën përgjegjëse kompaninë e kontraktuar për të zhvilluar punimet.
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto tha se moskorrektesa ndaj kontratës e kompanisë greke është bërë shkak që qeveria të shohë mundësinë e prishjes së kësaj kontrate dhe lidhjes së një marrëveshjeje bashkëpunimi me një kompani tjetër.
Po ashtu Haxhinasto paralajmëroi se mund të merren dhe masa ligjore për t'i bërë të qartë kompanive të huaja që vijnë në Shqipëri “se këtu është tregu korrekt dhe kontratat që lidhen duhen zbatuar”
Këto deklarata ministri Haxhinasto i bëri nga Kashari ku inspektoi punimet për kantierin e trajtimit të ujërave të ndotura të Tiranës, vepër e cila do t’i shërbejë 340 mijë banorëve kryeqytetas.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO