ELBASAN- Një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin e Krrabës pas një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në tunelin e Krrabës, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.
Shkak i aksidentit në makinë tip "Renault" në të cilën udhëtonin dy persona, dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. Pasi kanë konstatuar defektin dy personat kanë dalë nga mjeti i cili më pas është përfshirë nga flakët. Mësohet se dy personat që udhëtonin me automjetin me targa të Lezhës nuk kanë pësuar lëndime.
Zjarrfikësja e mbërritur në vendngjarje ka neutralizuar flakët e zjarrit, si dhe është bërë e mundur lëvizja e lirë e automjeteve, pasi qarkullimi u bllokua për disa minuta. Por për shkak të tymit të krijuar, është vendosur që automjetet që lëvizin nga Tirana drejt Elbasanit të ndjekin rrugën e vjetër Tiranë-Elbasan nga Krraba.
Në vendngjarje mbërriti edhe një autoambulancë edhe pse nuk u raportuan persona të lënduar.
Tuneli i Krrabës nuk ka sistem të mbrotjes nga zjarri, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com