Elbasan, toka pranë metalurgjikut
e toksikuar, ka nivel të lartë nikeli

Elbasan, toka pranë metalurgjikut<br />e toksikuar, ka nivel të lartë nikeli
ELBASAN - Nëntoka e të gjithë zonës përreth kombinatit metalurgjik ku ushtron aktivitetin Kompania KURUM është e ndotur në nivele të larta me metalin e nikelit.
 
Ndotja e akumuluar në tokën prodhuese është një kambanë alarmi për të gjithë banorët dhe institucionet. Niveli i lartë i nikelit i shkaktuar nga aktiviteti i industrisë së rëndë, vitet e fundit nga Kompani KURUM ka toksikuar nëntokën.
 
Alarmin e japin specialistët e organizatave të shoqërisë civile të cilët kanë testuar nivelin e metaleve në tokë në Elbasan që më pas transmetohet në zinxhirin ushqimor. Ata kanë zbatuar një projekt për monitorimin e ndotjes mjedisore duke u përballur me ndotjen për të cilët shprehen të shqetësuar.
 
Pesticidet dhe helmet që kanë thithur këto produkte nga ajri dhe toka përbëjnë një burim sëmundjesh kancerogjene.
 
Ndër të tjera Cala e konsideron një bombë ekologjike nivelin e nikelit që transportohet tek njerëzit nga produktet ushqimore, tek bagëtitë nga produkte blegtorale.
 
Kjo shoqatë hedh idenë që matjet për nivelin e ndotjes së ujit të lumit Shkumbin të mos bëhen me mostra uji, por me gjallesa që rriten në ujë apo në bimë pasi vetëm kështu mund të testohet se sa i ndotur është lumi Shkumbin. Mbetjet e skrapit dhe skorjeve hidhen çdo ditë buzë lumit Shkumbin nga firma KURUM.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim