Ndërkohë për çështjen e Kumanovës, Topi ka dashur ti japë edhe një këshillë përfaqësuesve të shqiptarëve në Maqedoni të mos shikojnë vetëm karrierën e tyre personale duke i bërë thirrje të dinë të bashkohen e të fuqizohen pasi në shtetin maqedonas po veprohet me dy standardeve.
Në takimin hapës të fushatës ka përshëndetur edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini i cili ka prezantuar objektivat e tij për një mandat të ri bashkë me premtimet për më shumë punësim, ujë 24 orë dhe shumë investime të tjera për të përmirësuar jetën e banorëve të Elbasanit.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
