Partia Fryma e Re Demokratike ka prezantuar mesditën e sotme kandidatët për këshilltarë të kësaj partie në qytetin e Elbasanit. Në këtë prezantim, kreu i FRD-së, Bamir Topi shoqërohej nga Gazmend Oketa, si edhe në prani të kreut aktual të bashkisë Qazim Sejdini, i cili rikandidon për herë të tretë për bashkinë e Elbasanit.
Gjatë këtij prezantimi, Bamir Topi shprehu mbështetjen e plotë për kandidatin Sejdini, ndërsa tha se "FRD synon për një rezultat mjaft të mirë në zgjedhjet e 21 qershorit përsa i përket numurit të këshilltarëve". "Shpresojmë që këto zgjedhje të jenë model gjatë të cilave të numërohet saktë çdo votë", ndërsa e ka cilësuar koalicionin me të majtët zgjedhjen e duhur.
Zoti Sejdini e konsideroi FRD-në jo vetëm një realitet të ri në Shqipëri, por edhe një model të ri, që shkon si një parti e moderuar dhe shumë patriotike, ku në rradhë të parë nuk janë interesat ideologjike por interesat e qytetarëve.
"Ne kemi zgjedhur Elbasanin për të çelur fushatën, jo vetëm si një realitet gjeografik, por ju me sa duket keni ditur të përshtatni shumë bukur një ekuilibër të sjelljes qytetare, dhe ju admiroj dhe ju përshëndes. Pas kaq shumë vitesh ne me të vërtetë që jemi në Europë, por ende nuk jemi si Europa", tha Topi, duke vlerësuar edhe emërtimin e koalicionit që tashmë bën pjesë dhe partia e tij.
Në vijim, Topi është ndalur edhe tek ngjarjet e fundit në Kumanovë, duke i cilësuar si një ngjarje të rëndë dhe shumë të dhimbshme. "Në Maqedoni mbizotëron një politikë antidemokratike, e cila nuk respekton marrëveshjen e Ohrit edhe pse janë bërë 14 vite që janë nënshkruar. Kam një këshillë kritike në formë vëllazërore për liderët e politikës shqiptare në Maqedoni. Nuk mund të marrësh përsipër të përfaqësosh interesat e çdo shqiptari në rast se ke një ambicie politike të sëmurë, që vetëm shqiptarëve nuk ju shkon në favor, por i shkon një politike, e cila po merr sindromë diktatoriale nga qeveria maqedonase. Në këto kushte do t'i bëja thirrje faktorit shqiptar politik në Maqedoni, të dinë të bashkohen dhe fuqizojnë veten e tyre dhe të bëhen një, sepse tek e fundit në atë shtet gjërat funksionojnë me dy standarde. Standardi i dorës së parë për maqedonasit, dhe standardi tjetër i mjeruar përsa i përket të drejtave të shqiptarëve", tha ai.
Bamir Topi i ka bërë thirrje për harmoni shqiptarëve të Maqedonisë dhe sipas tij, "faktori politik shqiptar të mos shkojë në favor të karrierës së tyre politike, sepse ky nuk do të ishte përfaqësim i interesave të shqiptarëve të Maqedonisë.
Në fjalën e tij, kreu i bashkisë Qazim Sejdini, njëherazi edhe kandidat për kryetar bashkie, edhe një herë e vuri theksin tek investimi më i madh i Elbasanit, i cili bëri të mundur realizimin e një prej premtimeve të tij, atë të impiantit të grumbullimit të plehrave si edhe për prodhimin e energjisë.
Në fjalën e tij, përshëndetëse në këtë takim Sejdini tha se "me reformën administrative tashmë në Elbasan ne kemi shumë zona turistike, por mbi të gjitha kemi edhe Kombinatin Metalurgjik, jo vetëm për të prodhuar tym, por për të krijuar mundësitë për punësim, për të thithur investitorë, për ta shpallur zonë ekonomike", tha Sejdini./atsh/
/Shqiptarja.com