Priste në lokal blerësin e bombave me telekomandë, tiranasi arrestohet në Elbasan (EMRI+VIDEO)

ELBASAN - Forca e Ligjit godet një rast të trafikut të bombave me telekomandë në Elbasan. Në prangat e policisë ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni është zhvilluar në ambientet e një lokali në fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot Fushë. Në momentin e sekuestrimit, bombat ishin të montuara dhe të gatshme për t'u përdorur në ngjarje kriminale. I riu po priste blerësin e bombave të telekomanduara brenda në lokalin ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, Kotes iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të Kotes, ndërsa siç duket në video, në rrugët e qytetit të Elbasanit janë zhvilluar kontrolle të rrepta nga uniformat blu me qëllim arrestimin e personave në kërkim apo edhe të poseduesve të armëve të zjarrit e lëndëve narkotike.

Momenti i kontrolleve në Elbasan

Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e personave që tentojnë të trafikojnë armë zjarri e lëndë plasëse, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të mbështetur nga Sektori i Shërbimeve Policore të Specializuara pranë D.V.P Elbasan, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: 

-    Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë. 

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet policore, shtetasit Petraq Kote, në ambientet e një lokali në fshatin Mengel, Njësia Administrative Labinot-Fushë, iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon operacioni për identifikimin e shtetasit /shtetasve të cilëve ky shtetas do t’ua shiste. Materialet në ngarkim të shtetasit Petraq Kote,i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, të parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

l.q./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • beni: 21/10/2018 02:28

    po pse policia nuk e priti ta kapte dhe bleresin>???apo.....edhe vete policia

    Përgjigju
  • Titi: 20/10/2018 14:17

    Per keto monstra qe shesin bomba me telekomande nuk ka kuptim te arrestohen. Ata meritojne vdekjen ashtu sic jua pergatisin te tjereve:mbylli ne nje makine qe i eshte vene bomba dhe hidhi ne ere

    Përgjigju
  • Goni: 20/10/2018 12:09

    Te art çapja po i conte te hotel univers shteti e di pse hesht

    Përgjigju
  • Toni: 20/10/2018 11:22

    Shteti po te doje e kap lepurin me qerre

    Përgjigju
    • Fraiku: 20/10/2018 11:44

      Te merr shpirtin dhe bravo nese vazhdojne keshtu.

  • Sondazhi i ditës:

    Ju duket i drejtë vendimi për të bllokuar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti?