Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner
Xhovana Nikolli dhe Nuredin Dumani
Xhovana Nikolli ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale lidhur me tritolin që iu vendos banesës që ajo kishte marrë me qera, bashkë me të motrën e saj në Elbasan. Përmes një reagimi në Instagram, e reja i ka përcjellë një mesazh të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, të cilin e akuzon si porositësin e vendosjes së lëndës plasëse në banesën e saj.
Kujtojmë se Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm.
'Burrni është të merresh me femra! Ti s'je burrë por k****! Unë çfarë them nuk e tërheq mbrapsht deri në frumën e fundit. Nuk jam ajo femër që dorëzohet aq lehtë, o Nuredin Dumani. Hajde më hidh prapë tritol në qoftë se je burrë me bole, mos nis këlysha natën. Se more në qafë njerëzit e gabuar mor ordiner.'- shkruan Xhovana Nikolli.
Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen rëndë të 26-vjeçarit Enea Themollari.
Nikolli, së bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të partnerit të saj, Amarildo Nikolli. Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, teksa njihet dhe si partnerja e Amarildo Nikollit alias Xhanej, një vrasës me pagesë, i njohur me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli për atentatin e planifikuar ndaj Inez Hajrullës në gusht 2023.
Postimi i Giovana Nikollit
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.6%
-
Të gabuar
83.7%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2273
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kosova dhe Shqipëria me ekipe të përbashkëta hetimore, Dumani dhe Isufaj firmosin marrëveshjen
24 Dhjetor, 12:52
-
Zyrtare/ Bruno Telushi pa ekip, AF Elbasani konfirmon largimin
24 Dhjetor, 11:48
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
VIDEO/ Reshjet e dëborës zbardhin Elbasanin dhe Voskopojën! Pamje spektakolare nga Parku Kombëtar i Qafë-Shtamës
23 Dhjetor, 17:55
-
Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO dyfishon dënimin për ish-kryebashkiakun Frrokaj! Do kthehet në qeli, do vuajë 2,8 vite burg (VENDIMI)
23 Dhjetor, 14:15
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor, 10:59
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor, 10:13
-
Tiranë/ Për të dytën herë SPAK kërkon pushimin e çështjes për Selim Çekajn, akuza për përfshirje në trafik droge nuk vërtetohet! Gjykata shtyn vendimin
23 Dhjetor, 10:07
-
Simon Hadaj: Çfarë di Dumani që e tmerron Sali Berishën?
22 Dhjetor, 18:11
-
Mero Baze: Pse Flamur Noka po betohet se 'nuk merret peng'?
21 Dhjetor, 20:38
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00