Pas daljes së një kamioni nga rruga në afërsi të Labinotit, një tjetër aksident rrugor ka ndodhur në Elbasan këtë të hënë. Një trajler ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në anë të rrugës pranë Metalurgjikut në aksin rrugor Elbasan-Papër. 

Mësohet se nga aksidenti nuk ka të lënduar edhe pse ka ndodhur në një orar kur në këtë segment rrugor ka pasur dyndje të lëvizjes së automjeteve. Policia ka evidentuar si shkak të aksidentit shpejtësinë tej normave të lejuara, çka ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e trajnerit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com