ELBASAN - Një trajler me targa maqedonase është përplasur me këmbën e Urës së Lizës në hyrje të qytetit të Elbasanit nga Librazhdi. Ka qenë ora rreth 17:15 e pasdites së sotme kur një trajler me targa të Shkupit është përplasur me pjesën e betonit dhe si pasojë ka pësuar dëmtime të rënda drejtuesi i mjetit, një shqiptar nga Shkupi i Maqedonisë.
Shaban Hajdari 50 vjeç është transportuar me autoambulancë në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Mësohet se traileri me targa të Shkupit vinte nga Maqedonia me destinacion Durrësin.
Efektivat e policisë të mbërritur në vendin e aksidentit paraprakisht kanë deklaruar se shkak i aksidentetit është një humbje e kontrollit nga ana e drejtuesit dhe ndoshta një përgjumje e tij. Gjithsesi ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.
Mësohet se Trajleri i aksidentuar ka qenë me targa SK 5728 AB, ndërsa rimorkioja e tij ka qenë me targë SK 1546 AC.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com