Tjetër aksident me vdekje, trajleri përplas makinën me targa greke në Korçë (VIDEO)

KORÇË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec- Korçë, në fshatin Petrushe ku një mjet me targa greke është përplasur nga një trajler, duke i marrë jetën drejtuesit. Nuk dihen ende shkak u aksidentit dhe as identiteti i viktimës.

Një tjetër viktimë është regjistruar në Elbasan, ku edhe në këtë rast trajleri, për shkak të rrugës së lagësht humbi kontrollin dhe përplasi furgonin, duke lënë një viktimë dhe dy të plagosur.

Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 03.10.2019, në orën 12.30, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Petrushë, janë përplasur mjeti tip "Benz" (me targa greke),  me një mjet tip kamion, me drejtues shtetasin F.M, 47 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, tip "Benz" (ende i paidentifikuar).

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla