LEZHË- Mos trajtimi me paga siç duhet sipas gradave, mospagesa e oreve shtesë si dhe vështiresitë në punë, janë disa prej problematikave që po hasin punonjësit e Insitucioneve të Vuajtjes së Dënimit të Veprave Panale në Shqipëri.
Këto shqetësime ju prezantuan Drejtorit të Përgjithshem të Burgjeve Klevis Qose, gjatë një takimi që zhvilloi në Lezhë me Këshillin Drejtues të Sindikatës së Shërbimeve Policore të Shqipërise.
“Kemi rritje të madhe të pagës për inspektor dhe kryeinspektor. Paga për gradë është 700 mijë dhe kryeinspektori 850 mijë lekë. Është bërë diferencë e madhe mes gradave. Nuk mund të marrë një kryeinspektor një pagë 150 mijë lekë më shumë. Është një detyrë funksionale që e bëjmë të gjithë, një kryeinspektor mund të ketë një detyrë pak më ndryshe, por nuk ka rrisk më shumë se një inspektor që shkon në shoqërim që janë në IEVP. Ditët e tepërta në disa IEVP paguhen disa jo.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve mori përsiper zgjidhjen e disa problematikave, siç është pagesa e oreve shtese si dhe sigurimi i vaktit ushqimor për punonjësit në burgje.
Nëntë insitucione të vuatjes së dënimeve penale në Shqipëri do të rikonstruktohen përgjatë vitit 2025 si dhe brenda muajit shkurt do të shpërndahen 14 autoambulanca të reja.
Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve Klevis Qose, u shpreh se janë mbyllur të gjitha proçedurat dhe pritet të nisin investimet, ndërsa shtoi se po punohet edhe për digjitalizimin e të gjithë sistemit në burgje.
Platforma digjitale e sistemit do të krijojë një lehtësim maksimal të punës, nga hyrja në institucion tek ekzekutimi i akteve juridike. Cdo e dhënë, cdo performancë, lëvizje në detyrë do të jetë aty” tha Klevis Qose